Sot më 18 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 242 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.

Me SARS-CoV-2, pozitiv sot janë diagnostikuar gjithsej tridhjetë (30) raste.

Komunat nga vijnë 30 të infektuarit e rinj me COVID-19, prinë Suhareka.

Por një lajm i mirë vjen edhe për Prishtinën. Në kryeqytet sonte nuk u shënua asnjë rast i ri.

E për këtë kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka falënderuar qytetarët, teksa i ka lutur të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre.

Postimi i plotë:

0 raste sot në Prishtinë, e 30 në krejt Kosovën. Thank you Prishtinë! One day at a time! Vazhdojmë nesër dhe qëndrojmë në shpi. Vetëm edhe pak/TV Malisheva

Share.