Shoqata Amerikane për Mjekësi u bëri thirrje amerikanëve të ndalojnë përdorimin e cigareve elektronike të çfarëdo lloji, derisa shkencëtarët të kenë të dhëna më shumë për shkakun e 450-të sëmundjeve të mushkërive dhe të paktën pesë vdekjeve që lidhen me përdorimin e këtij produkti.
Kjo shoqatë, që është një nga grupet më me ndikim të mjekëve në SHBA, gjithashtu u bëri thirrje punëtorëve mjekësorë, që të informojnë pacientët në lidhje me rreziqet e cigareve elektronike, duke përfshirë rrezikun nga toksinat dhe kancerogjenët. Ata, po ashtu bën thirrje që mjekët të raportojnë menjëherë me shpejtësi çdo rast të dyshuar të sëmundjeve të mushkërive, që ndërlidhen me përdorimin e cigareve elektronike.
Ky rekomandim, pason këshillën e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, në të cilën thuhej se njerëzit duhet të shmangin përdorimin e këtij produkti, derisa të hetohet shkaku i paraqitjes së disa sëmundjeve të rënda të mushkërive, përcjell rel.
Zyrtarët thanë që disa laboratorë kanë identifikuar një përbërës të vitaminës E në mostrat e produkteve, dhe këtë po e hetojnë se si një shkak i mundshëm i sëmundjeve.
Cigaret elektronike në përgjithësi mendohet se janë më të sigurta se cigaret tradicionale, të cilat vrasin deri në gjysmën e të gjithë përdoruesve, thotë Organizata Botërore e Shëndetit.
Por, efektet shëndetësore afatgjata të cigareve elektronike janë kryesisht të panjohura.