Sandro Rosell ka dhënë mendimet e tij mbi situatën aktuale te skuadra e Barcelonës.

Ish presidenti i Barcelonës, Rosell, ka zbuluar dëshirat e Lionel Messi lidhur me brazilianin Neymar.

Messi duket se dëshiron që braziliani të kthehet në ‘Camp Nou’ me çdo kusht. Kështu të paktën ka thënë Rosell, i cili insiston se po të ishte akoma president, do ta rikthente lojtarin.

“Do ta bëja, pa dyshim”, ka thënë Rosell për ‘Mundo Deportivo’, i pyetur nëse do ta transferonte Neymar, transmeton lajmi.net.

“Edhe Messi, i cili është lojtari më i mirë në histori të futbolli dhe shumë i zgjuar, dëshiron lojtarët tjerë të mirë krah tij”, ka shtuar ish presidenti.

Neymar lidhet me një rikthim te Barcelona edhe tani, kur merkatoja nuk është hapur akoma.

Kriza ekonomike që mund të prek skuadrat pas pandemisë Covid-19, bën që të zbehen gjasat për rikthimin e brazilianit në ‘Camp Nou’

Share.