Ka shumë fakte interesante rreth kafshëve që i ngjajnë sjelljes njerëzore që shumica prej nesh nuk janë në dijeni.
1. Ketrat mbjellin mijëra pemë çdo vit, sepse ata e harrojnë vendin e saktë ku i kanë fshehur frutat e tyre.
2. Delfinët jo vetëm që kanë gjuhën e tyre, por ata gjithashtu kanë emra për secilin prej miqve të tyre kur ata u thërrasin.
3. Kuajt e detit martohen përjetë. Sapo të çiftëzohen, ata gjithmonë mbajnë bishtin e njëri-tjetrit.
4. Quokka konsiderohet kafsha më e lumtur në botë.
5. Pandat e kuqe e kanë bishtin natyralisht si shtëllungë që e përdorin si batanije gjatë dimrit, për t’i mbajtur ngrohtë ndërsa flenë.
6. Arinjtë polarë përshëndesin njëri-tjetrin duke përdorur metodën “hundë-për-hundë” kur duan t’i kërkojnë një ariu tjetër një nder, si dhe kur kanë nevojë për ushqim.
7. Macet rrallëherë e përplasin kokën dhe e fërkojnë tek të tjerët, por kur ato e bëjnë, duan të tregojnë se ato u besojnë atyre.
/TV Malisheva