Honoré de Balzac (1799 – 1850) ishte shkrimtar i njohur francez. Ai, po ashtu, u mor me dramaturgji, kritikë letrare, eseistikë dhe gazetari.
Për lexuesit tonë kemi përmbledhur disa nga thëniet e tij më të shquara.
Mënyra më e mirë për të mbajtur fjalën është të mos e japësh.
Fama është helm që duhet marrë me doza të vogla.
Qeveria që kupton interesat e të gjithëve është gjë e zakonshme. Qeveria që i parashikon është qeveri e madhe.
Popullit i duhen dhënë festa të zhurmshme. Budallenjtë i duan festat e zhurmshme dhe turmat përbëhen nga budallenjtë.
Sovrani duhet t’i falë gabimet, jo t’i harrojë.
Populli udhëhiqet duke i treguar një të ardhme: një udhëheqës është një tregtar shpresash.
Vjen një çast në jetën e brendshme familjare, ku fëmijët, me dashje apo pa dashje, bëhen gjykatës të prindërve të tyre.
Gruaja është mbretëresha e botës dhe skllavja e një dëshire.
Secili pretendon se vuan më shumë se të tjerët.
Kënaqësia është si një drogë, për të marrë gjithnjë të njëjtin rezultat duhet shtuar doza.
Budallenjtë flasin për të shkuarën, të urtët për të tashmen, të lajthiturit për të ardhmen.
Femrat, kur nuk dashurojnë, e kanë gjakun e ftohtë si atë të një avokati të vjetër.
I pasur bëhesh, elegant lind.
Kush di të lajkatojë, di edhe të shpifë.
Një shoqëri ateistësht do të shpiknin menjëherë një fe.
Ndjenja që njeriu duron më me zor është mëshira, sidomos kur e meriton atë.
Çelësi i të gjitha shkencave është pyetja.
Zemra e një nëne është një abis në fundin e të cilit gjendet gjithmonë një falje.
Policia trillon më shumë nga ç’zbulon.
Dashuria e vërtetë, siç dihet, është e pamëshirshme.
Është më e lehtë të jesh dashnor se bashkëshort, pasi është më e vështirë të jesh në humor çdo ditë, sesa të flasësh ëmbël tek-tuk.
Zilia është vesi më idiot, pasi nuk ofron asnjë avantazh.
Forca krijon abuzim.
Bashkëshorti, ashtu si qeveria, nuk duhet kurrë të rrëfejë gabime.
Në mendjen e gruas së dashuruar, dashuria është krejt bota.
Nuk ekzistojnë pasione aq fisnike sa veset: sa më shumë ushqehen, aq më shumë rriten.
Nuk ka dhimbje që gjumi të mos e mundë.
Vullneti i dashnorëve mposht çdo pengesë.
Veshja është të shprehurit e shoqërisë.
Zemra juaj është një thesar, por po e shpenzuat në një herë të vetme, morët fund.
Njerëzit shpirtmëdhenj janë zakonisht tregtarë të pazot.
Shpotia vyshk zemrën dhe tret çdo ndjenjë.
Mospërfillja është si i ftohti i poleve; ngrin gjithçka.
Të pakuptueshmit ndahen në dy kategori: femrat dhe shkrimtarët.
Njeriu superior nuk ndjek hapat e askujt.
Besoni çdo gjë që dëgjoni mbi botën, asgjë s’është aq e keqe sa për të qenë e pamundur.
Secila orë e humbur gjatë rinisë është një rrezik palumturie për të ardhmen.
Opinioni publik është më e llastuara e prostitutave.
Vetëm dashuria e fundit e një femre mund të kënaqë dashurinë e parë të një mashkulli.
Të varfrit apo të pasurit, kurrë nuk kanë para për nevojat e jetës, por për kapriçot e tyre i gjejnë përherë.
Një natë dashurie është një libër i palexuar.
Vetëm të varfrit janë bujarë.
Asnjë femër nuk lihet pa arsye. Kjo aksiomë është e shkruar në zemrën e çdo femre. Ja, nga buron gjithë ai tërbim i femrave të lëna.
Mëson ta shohësh të keqen që bëhet e ta pranosh, pastaj nis ta mbështesësh, derisa përfundon duke e kryer edhe vetë.
Nuk ka asnjë lumturi njerëzore që të mos lindë nga injoranca.
Një prej mangësive të njerëzve inteligjentë është se ata nuk mund të rrinë pa kuptuar çdo gjë.
Kohëzgjatja e pasionit është proporcionale me rezistencën fillestare të femrës.
Që prindërit të jenë të lumtur, ata duhet të japin gjithnjë.
Të moshuarit janë të prirur t’i lëshojnë dhimbjet e tyre mbi të ardhmen e rinisë.
Pas çdo pasurie të madhe ka një krim.
Qëllimi i jetës së qytetëruar apo edhe jetës së egër është pushimi.
Femrat duan emocione me çdo kusht.
Nuk ka njerëz sypatrembur mes atyre që kanë ç’të humbasin.
Luftërat e pashmangshme janë përherë të drejta.
Zilia është një pranim inferioriteti,
Interesi s’është tjetër veçse çelësi i veprimeve vulgare.
Suksesi e bën njeriun të madh.
Burri nuk duhet kurrë as të flejë i pari dhe as të zgjohet i fundit.
Fati i martesës varet nga nata e parë.
Krimet janë proporcionale me pastërtinë e ndërgjegjes. Ai që është vetëm një gabim për disa njerëz, për të tjerë që janë më të pastër në shpirt është një krim.
Mes dy vetave që duhen, është gjithmonë njëri që do më shumë e vuan, e tjetri që do më pak e bajatet.
Martesa duhet të përballet pa pushim me një përbindësh që përpin gjithçka: rutinën.
E mira ka vetëm një fytyrë, e keqja ka një mijë të tilla.
Dashuria tmerrohet nga çdo gjë që s’është vetja e saj.
Nëse ka dallime mes një çasti kënaqësie e një tjetri, një mashkull mund të jetë gjithmonë i lumtur me të njëjtën femër.
Nuk arrihet kurrë aq lart sa atëherë kur nuk e di se ku po shkon.
Guximi nuk mund të falsifikohet, është një virtyt që i shpëton hipokrizisë.
Rastësia është e vetmja sovrane e ligjshme e universit.
Kush është ai që i mjafton të dashurojë një herë të vetme? Ka njerëz që kanë vdekur e që akoma i ndiej tek dashurojnë.
Më të ndjeshmit jo përherë janë edhe më të logjikshmit.
Fatkeqësia është një trotuar për gjeniun, një thesar për të aftin, një humnerë për të dobëtin.
Shpirtrat e mëdhenj mezi besojnë se ka në botë ligësi dhe mosmirënjohje.
Zgjuarsia është leva me të cilën mund të lëvizësh lëmshin e tokës.
Mos vallë dashuria hap në zemër shtigje ku të pëlqen të rikthehesh?
Aq e dëshiruara famë është pothuajse përherë një prostitutë e kurorëzuar.
Ata që dashurojnë ose nuk dyshojnë asgjë ose dyshojnë gjithçka.
Koha është tërë kapitali i njerëzve që s’kanë tjetër pasuri përveç mençurisë së tyre.
Femrat do të ishin për t’u qarë hallin, po të dilnin fajtore për çdo dëshirë që na ngjallin.
Privilegji i të qëndruarit, kudo, si në shtëpi të vet, u përket vetëm mbretërve, kurvave dhe hajdutëve.
Gjeniu u ngjason të gjithëve, kurse atij askush.
Nëse drita është dashuria e parë e jetës, a nuk është dashuria drita e zemrës?
Koprracia fillon aty ku varfëria mbaron.
Ka një jetë të tërë në një orë dashurie.
Dashuria është poezia e shqisave.
Burokracia është një mekanizëm gjigant i vënë në lëvizje nga pigmei.
Nuk është skandaloze që disa bankier kanë përfunduar në burg, skandaloze është se gjithë të tjerët janë të lirë.
Një bashkëshorte është një skllav që duhet ditur si të vihet në fron.
Mund të dashurosh edhe pa qenë i lumtur, e mund të jesh i lumtur edhe pa dashuruar; por të dashurosh e të jesh i lumtur njëherësh, është diçka e jashtëzakonshme.
Dashuria e vërtetë është e përjetshme dhe gjithmonë e njëjtë; që edhe kur flokët janë të thinjur, zemra mbetet gjithnjë e re.
Artisti jeton siç do, ose siç mundet.
Gjëja më e mirë e jetës janë iluzionet.
Barazia mund të jetë një e drejtë, por asnjë forcë njerëzore nuk mund ta bëjë realitet.
Sa më shumë gjykohet, aq më pak dashurohet. /TV Malisheva