Një trup i pajetë është gjetur sot në Liqenin e Badovcit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka informuar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Sipas Ahmetit, dyshohet se bëhet fjalë për një burrë, i cili është raportuar i zhdukur më 17 prill.

“Sot rreth orës 11:30, nga ekipi i kërkimit i përbërë nga njësite policore dhe të FSK-së, në liqenin e Badovcit është gjetur një trup i pajetë. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se bëhet fjalë për personin mashkull G.G, i cili nga familjarët është raportuar i zhdukur më datën 17 prill 2023, në stacionin e Lipjanit.”, ka bërë të ditur Ahmeti.

/TV Malisheva

Share.