Policia e Kosovës ka arrestuar tre inspektorë në komunën e Prishtinës, nën dyshimin se të njëjtit kanë shpërdoruar pozitën zyrtare.
“Gazeta Blic” merr vesh përmes burimeve brenda Komunës së Prishtinës, se arrestimi i tyre ka ndodhur lidhur me rastin e shembjes së dheut në Hajvali të Prishtinës, përkatësisht në afërsi të Pallatit të Drejtësisë.
“Fillimisht është arrestu njëri nga inspektoret që ka pasur për detyrë të inspektojë atë pjesë, kur kishte pasur shembje dheu edhe në korrik të këtij viti por me sanimin e problemit kishin filluar prap punimet në ndërtim të objektit banesor. Për rastin është arrestu edhe një punonjës i administratës i cili nuk është inspektor, por vetëm ka mbledhur shënime përgjatë inspektimit. I njëjti rast është përsëritur edhe të dielen pasi që ka pasur shembje të dheut në po atë pjesë dhe inspektori kujdestar është arrestuar me të dalë në vendin e ngjarjes për inspektim”, pohojnë burimet
Po ashtu “Gazeta Blic” mëson se të arrestuarn e tretë në lidhje me këtë rast e ndajnë vetëm 2 muaj nga pensionimi i tij nga ky funksion.
Ndryshe, me vendim të prokurorit pas intervistimit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.