Shumë njerëz pyesin nëse ushtrimet fizike ndihmojnë për një gjumë më të mirë. Dhe përgjigja është, sigurisht se po.

Stërvitja e ndihmon gjumin në shumë mënyra. Fillimisht e zvogëlon nivelin e stresit, gjë që ndihmon në qetësimin e mendjes para se të futeni në shtrat, në mënyrë që të mos bini për të fjetur me një mendje të mbingarkuar.

Ushtrimet fizike po ashtu ju ndihmojnë të shpenzoni më shumë energji gjatë ditës, prandaj natyrisht se do të ndihemi më të lodhur gjatë natës.

Fizikisht, stërvitja bënë mrekulli përbrenda trupit tuaj, dhe shumica e këtyre dobive transmetohen gjatë kohës sa flini, duke e përmirësuar dukshëm kualitetin e gjumit tuaj.

Shkencëtarët nuk e kanë përcaktuar mekanizmin e saktë prapa efektit të ushtrimeve në gjumin e njeriut, por ata e dinë se ky raport ekziston.

Efektet pozitive lidhen kryesisht me rritjen e nivelit të endorfinës nga ushtrimet fizike, kur ato bëhen rregullisht. Stërvitja po ashtu e ndihmon trupin tuaj ta ketë një ritëm të shëndetshëm cirkadian.

Gjithashtu është e vërtetë se ushtrimet fizike mund të nxisin reagime në trupin tuaj, të cilat në teori ndikojnë në prishje të gjumit.

Stërvitja e rrit përkohësisht nivelin e kortizolit dhe temperaturën e trupit, dy gjëra të cilat i thonë trupit tuaj të mos bie në gjumë. Sidoqoftë, shumica e studimeve vëzhguese sugjerojnë se ushtrimet fizike, pa marrë parasysh në cilën orë të ditës i bëni ato, në përgjithësi e promovojnë një gjumë të qetë dhe të shëndetshëm.

/TV Malisheva

Share.