Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në përditësimin e fundit lidhur me COVID-19, ka njoftuar se kanë realizuar 57 testime prej të cilave, 9 raste janë konfirmuar me COVID-19.
Në total janë 42 raste aktive me coronavirus.
Sipas njoftimit, janë shëruar tre persona. Kurse, shtatë të tjerë janë të hospitalizuar.
Që nga paraqitja e rasteve të para në Kosovë, 273,859 persona janë konfirmuar me COVID-19, prej të cilëve 3,216 persona kanë vdekur.
/TV Malisheva