Austria ka mbyllur termocentralin e saj të fundit me thëngjill, Mellach, të ndërtuar në vitet 1980, i cili siguroi 80 për qind të energjisë së ngrohjes të zonës Graz, qyteti i dytë më i madh në vend.
Austria ka mbyllur gradualisht termocentralet e saj të qymyrit gjatë 15 vjetëve të fundit, transmeton KosovaPress.
Ministrja për Veprim Klimatik, Mjedis, Energji Leonore Gewessler mirëpriti mbylljen e termocentralit me thëngjill si një hap drejt arritjes së objektivit kombëtar të Austrisë për përdorimin e energjisë 100% të rinovuar deri në vitin 2030