Si një mundësi e serbëve për t’u çliruar nga presioni i Milan Radojiçiqit dhe regjimit të, siç e quan ai, “oktapodit kriminal” të Beogradit janë parë zgjedhjet në Veri nga ana e Ivan Niniq, avokat nga Beogradi.

Në një intervistë për Geopost, Niniç thotë se “legjitimiteti” për veprimtaritë e deritanishme të të lartëcekurave është siguruar nga vet presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

“Në fakt këtu nuk ka teknologji të bardhë që personifikon politikën e Arkanit, por ka teknologji të bardhë në pluhur, ka disa aktivitete të tjera subversive dhe përfitime e fitime të mëdha. Mund të shikojmë bilancet e kompanive nën kontrollin e Zvonko Veselinoviqit dhe Milan Radojiçiqit, të cilët sot janë manjatët numër një jo vetëm në pjesën veriore të Kosovës, por edhe në Serbi. Ata janë mjeshtër të padiskutueshëm në biznese të ndryshme. Ata sot po i asfaltojnë rrugët, po i mbajnë serbët në veri të Kosovës si një geto, dhe legjitimitetin për këtë ua ka dhënë vetë Aleksandar Vuçiq, janë emisarët e tij në pjesën veriore të Kosovës”, thotë ai.

Ninić është avokati mbrojtës i Dragan Nikoliqit, një serb i Kosovës i cili së fundi u arrestua nga autoritetet serbe në pikën kufitare Jarinje.

Tutje, ai tregon se Nikoliqit i ishte bërë një pyetje nga punëtorët në vendkalimin administrativ se a është shqiptar, gjë e cila e kishte tronditur.

“Kishte thënë se nuk është. Më pas është pyetur se ku janë dokumentet e tij serbe dhe ai ka thënë se janë në shtëpi dhe se do t’i sjellë nëse ka nevojë. Për të cilën zyrtarët i thanë: ‘nuk do të të duhet, shefat tanë nga Beogradi do t’jua sjellin’, thotë ai gjersa tregon se Nikoliq akuzohet për akuza të rënda.

Njëherit, ai tregon se Nikoliq është anëtar i një grupi tetë anëtarësh të krimit të organizuar.

“Nga këta tetë persona, Dragani njeh vetëm një person dhe kjo për shkak se e ka arrestuar si pjesëtar të PK-së (Policisë së Kosovës) në një kohë për transport të paligjshëm të drurit apo prerje pylli. Ai nuk njeh shqiptarë fare. Prandaj, ai nuk mund të jetë anëtar i një grupi të organizuar kriminal në një situatë ku nuk i njeh anëtarët e tjerë të grupit”.

Mëkati i tij, thotë Niniq, duket se është se pas kësaj nuk pranoi të ishte serb nën kontrollin e Milan Radoiçiqit.

“Dhe jo vetëm Dragani por as familja e tij nuk e përkrah listën serbe, është e njohur në Leposaviq dhe për shkak të saj janë markuar dhe vuajnë pasojat që janë manifestuar që nga shtatori i vitit të kaluar në disa mënyra deri më 11 prill kur u arrestua”, thotë ai.

Bashkëbiseduesi i Geopost beson se Vuçiq nuk mund të funksionojë fare dhe nuk di si të sillet në një situatë reale.

“Nëse ai nuk do ta kishte problemin e Kosovës, nëse nuk do të ‘ndizte zjarrin’ dhe ‘ta shuante zjarrin’, në të njëjtën kohë, kemi një njeri që është zjarrvënës në mëngjes dhe zjarrfikës në pasdite që i kryen këto aktivitete si në teren ashtu edhe në televizion me frekuencë kombëtare, nuk mendoj se do të kishte çfarë të bënte. Aleksanadar Vuçiq është mjeshtër i formësimit të gjithë këtyre politikave të kaosit dhe nxjerrjes së më të mirës prej tyre, që janë vota – këtu flasim për votat që vijnë nga ai organ i elektoratit kombëtar”.

/TV Malisheva

Share.