Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që t’i bojkotojnë zgjedhjet në katër komunat veriore.

Ai iu bëri thirrje serbëve në katër komunat veriore që të jenë të bashkuar dhe të tregojnë se “nuk mund të na shkelin”, teksa shtoi se sipas vullneti i popullit serb në Kosovës ka qenë që të mos marrin pjesë në zgjedhje.

“Ne jemi në një situatë të vështirë, por vullneti i popullit tonë ishte i tillë që ata pothuajse unanimisht morën vendim që të mos marrin pjesë. Kështu vendosën njerëzit tanë në veri”, tha Vuçiq, shkruan Euronews në edicion serb.

Vuçiq komentoi edhe deklaratën e zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, i cili tha se ishte i zhgënjyer me mos-pjesëmarrjen e partive serbe.

“A duhet të mbahen zgjedhjet në stacione dhe kontejnerë policie, me 550 veta të armatosur deri në dhëmbë që duhet të sigurojnë 1 deri në 2 për qind që do të dalin? U bëj thirrje serbëve që t’i zhgënjejnë edhe më shumë, të shohin sa të bashkuar jemi”, tha ai.

/TV Malisheva

Share.