Konsumimi i tepërt i djathit në përditshmëri nuk është dietë e shëndetshme për t’u ndjekur, e posaçërisht kur dëshironi ta ulni sasinë e yndyrave të ngopura që i konsumoni.

Por, produktet e bulmetit përmbajnë vitamina dhe minerale esenciale, andaj edhe ekspertët shëndetësorë po rekomandojnë që një sasi të ulët të tyre ta përfshini në ushqimin tuaj.

Djathi shpeshherë nuk rekomandohet për shkak të sasisë së lartë të kalorive, yndyrës dhe kripës, por faktikisht është i mbushur edhe me një sasi të konsiderueshme të vlerave ushqyese.

Sipas ekspertëve, nëse konsumohet në sasi të moderuar, djathi ofron përfitime të ndryshme shëndetësore.

Këto janë tri arsyet kryesore se përse është mirë ta përfshini djathin në dietë:

Është i mirë për dhëmbët

Djathi ka nivele të larta të kalciumit, i cili është krucial për dhëmbë dhe eshtra të shëndetshëm. Sipas Bill Schaeffer, kirurg dental, kalciumi ndihmon në formimin e dhëmbëve, por edhe kontribuon në nofull më të fortë.

Përmban vitamina esencialë

Llojet e ndryshme të djathit përmbajnë vitamina të shumtë, përfshirë vitaminën A, B2, B6, B12, D dhe K.

Vitamina A ndihmon në funksionin e sistemit të imunitetit; vitamina B2 ndihmon në mirëmbajtjen e shëndetit të lëkurës, syve dhe sistemit nervor; dhe vitamina B6 ndihmon në formimin e hemoglobinës.

Vitamina b12 përfshihet në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut; vitamina D e rregullon kalciumin në trup; dhe vitamina K nevojitet për ‘bllokadat’ e gjakut – u ndihmon plagëve të shërohen siç duhet.

Djathi është burim i mirë i proteinës

Në fund, djathi mbetet burim i mirë i proteinës – nutrient esencial që është përgjegjës për ndërtimin e indeve, qelizave dhe muskujve, por edhe në rregullimin e hormoneve dhe antitrupave.

/TV Malisheva

Share.