Këtu janë disa fakte interesante dhe të çuditshme që ndoshta nuk i keni ditur më parë.

Në Kanada ekziston një liqen, ku gjatë verës shumica e ujit avullon, duke lënë pas pellgje me depozita mineralesh me ngjyra.

Në trupin tonë ekzistojnë më shumë qeliza bakteriale sesa ato të vetë njeriut.

Sipas një studimi, ne e gjykojmë veten nga qëllimet tona dhe të tjerët nga sjellja e tyre.

Popullsia e Irlandës është aktualisht 2 milionë më pak nga sa ishte para zisë së bukës, 160 vjet më parë.

Në Sudan ekzistojnë 220 piramida më shumë se në Egjipt.

Rreth 10 milionë baktere gjenden mesatarisht në vendin ku ju vendosni duart mbi tavolinën tuaj të punës.

Kulla Eifel në Paris zmadhohet çdo vit me 6-15 centimetra, për shkak të zgjerimit termik të strukturës së saj metalike.

Qyteti historik i Venecias në Itali shtrihet në 118 ishuj, të cilat janë të lidhura me 455 ura.

Qyteti gjerman i Hamburgut mban rekordin e numrin më të madh të urave në botë, plot 2302.

Ngjashëm me shenjat e gishtave, të gjithë njerëzit kanë shenja të veçanta të gjuhës.

Një bletë mjalti viziton rreth 75 lule gjatë një udhëtimi të vetëm.

Ruaza e kuqe e gjakut ka një jetëgjatësi mesatare prej 120 ditësh.

Djathi më i çuditshëm në botë përmban krimba që jetojnë në të, dhe emri i tij është Casu Mars.

Blloqet e shënimeve të kimistes së famshme Mari Kyri, janë ende radioaktive.

Perëndimet e diellit në planetin Mars janë ngjyrë blu.

/TV Malisheva

Share.