Presidenti serb Aleksandër Vuçiq është shprehur i mllefosur nga pranimi i aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Ai ka thënë se Hungaria e ka befasuar për të mirë, si një nga 7 vendet që votuan kundër, ndërsa për ata që abstenuan apo votuan pro, ish-ministri i kriminelit Millosheviq u shpreh se do të ndikojnë në raportet e tyre.
Vuçiq, që tregoi hapur se ka shkelur marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e zbatimit të dakorduar në Ohër, ka kërkuar nga Hungaria që të mos e mbështesë aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Ai tha se priste abestnim nga shteti hungarez por votuan kundër. Ai falënderoi edhe vendet e tjera që votuan kundër.
Vuçiq: Hungaria u tregua mike e madhe e Serbisë
“Vendimi i Hungarisë është i papritur dhe i jam pafundësisht mirënjohës kryeministrit hungarez Viktor Orban për marrjen e një vendimi të tillë. E luta të shtunën nëse mund të merrte në konsideratë qëndrimin e Serbisë, duke pritur dhe shpresuar që hungarezët të abstenojnë nga votimi, ata u treguan si miqtë më të mëdhenj, më të mëdhenj të Serbisë, ata votuan kundër dhe mirënjohja ime e pafund për kryeministrin Orban dhe ministri (i Jashtëm hungarez) Szijjarto. Ata e bënë atë në një mënyrë shumë të qartë dhe të heshtur, duke mos u fshehur nga askush, duke mos i bërë padrejtësi askujt, por tashmë kishin pikëpamjet e tyre të sakta politike, dhe faleminderit për këtë, faleminderit Spanjës, faleminderit Qipros, faleminderit Rumanisë, faleminderit Azerbajxhani, faleminderit (kryeministrit) Grabishvilit në Gjeorgji”, deklaroi Vuçiq.
Presidenti serb deklaroi se vota pro e Malit të Zi, por edhe e vendeve të tjera, do të ndikojë në raportet mes tyre.
Vuçiq: Votimi pro Kosovës ndikon në marrëdhëniet e Serbisë me ato vende
“Nëse mendoni se jemi të kënaqur me vendimet e Malit të Zi apo të tjerëve, sigurisht që nuk jemi dhe sigurisht që kjo ndikon në marrëdhëniet që kemi. Do të ishte budallallëk, do të ishte anormale, do të ishim të papërgjegjshëm, do të ishim joserioz, nëse do t’i thoshim vetes, nuk ka problem, çfarë rëndësie ka, kjo është e mrekullueshme sepse mund të kishit abstenuar. Dje abstenimi ishte njësoj si votimi për pranimin e Kosovës ishte njësoj, mund të kishit treguar të paktën pak vëmendje ndaj Serbisë, por nuk deshe të tregonit aspak vëmendje ndaj Serbisë”, vijoi Vuçiq.
Vuçiq tha se në pranimin e aplikimit të Kosovës pati anashkalim të rregullave, pasi sipas tij, u pranua aplikimi i “një shteti me probleme të integritetit territorial”.
Vuçiq: Për herë të parë pati anashkalim në KiE
“Asnjëherë nuk ka pasur një anashkalim, askush nuk u pranua, vetëm dy vende që nuk ishin anëtare të Kombeve të Bashkuara të cilat u pranuan në Këshillin e Evropës, por kjo ndodhi sepse nuk donin të ishin pjesë e Kombeve të Bashkuara për shkak të rendit juridik ndërkombëtare dhe jo sepse dikush kishte protestuar apo kishte ber problem që ato vende brenda ekzistojnë brenda kufijve të caktuar ishin këto Zvicra dhe Irlanda. Nuk ka ndodhur kurrë që në Këshillin i Evropës të pranohet një vend i pa njohur ose një vend për të cilin ka probleme në lidhje me integritetin e tij territorial”, vijoi Vuçiq.
Presidenti serb u ndal edhe te ankesat për shkelje të marrëveshjeve të fundit mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, por Vuçiq tha se ata që nuk kanë qenë në takim nuk e dinë për çfarë është rënë dakord.
Ai tha se iu ka bërë të qartë si Bashkimit Evropian, si kryeministrit Kurti se çfarë do të përmbushë dhe çfarë jo.
Vuçiq: Iu kam bërë të qartë çfarë do të përmbush nga marrëveshjet
“Ata që thonë se kjo ishte në përputhje me një lloj marrëveshjeje, ata gënjejnë në marrëveshjen e zbatimit, nuk ka një gjë të tillë sepse është hequr nga marrëveshja zbatuese, nga Albin Kurti, ata e kanë të qartë se çfarë do të përmbushnim, çfarë ishte ajo që nuk do të përmbushim u është thanë qartë të dhe të gjithë ata e dinin dhe të gjithë e dëgjuan dhe të gjithë e pranuan dhe e konfirmuan. Prandaj heshtin më së shumti, se nuk kanë çfarë të më thonë, mund të flasin ata që nuk dinë dhe ata që nuk kanë qenë në mbledhje”, tha Vuçiq.
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha të martën se janë në dijeni se Serbia votoi kundër aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, porse nuk ka dashur të përgjigjet nëse BE-ja e konsideron këtë veprim shkelje të Marrëveshjes së Ohrit.
Më 24 prill, Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës votoi që t’i përcjellë Asamblesë Parlamentare të këtij institucioni kërkesën për anëtarësimin e Kosovës. Për këtë vendim, 33 vota ishin për, shtatë kundër dhe pesë abstenime.
/TV Malisheves