Liga e Evropës mund të rifillojë nga data 2 gusht deri më 27 gusht, kur edhe do të zhvillohej finalja në Gdansk – raporton Sky Sport Italia.

UEFA është duke planifikuar që t’i zhvillojë edhe Ligën e Kampionëve edhe Ligën e Evropës me nga një ndeshje çdo tri ditë, në mënyrë që t’i përfundojë këto turne pasi të mbarojë izolimi si pasojë e pandemisë së coronavirusit.

Prioritet është që fillimisht të përfundojnë ligat shtetërore dhe pastaj vëmendja do të jetë te garat evropiane.

Dy ndeshjet e vetme të parë të 1/8 së finales në Ligën e Evropës që nuk janë zhvilluar, janë Inter-Getafe dhe Roma-Sevilla, duke qenë se Italia dhe Spanja ishin vendet e vetme evropiane që asokohe ishin përfshirë nga shpërthimi i COVID-19.

Sipas Sky Sport Italia, këto skuadra do t’i zhvillojnë ndeshjet e para më 2-3 gusht dhe ato kthyese më 6 gusht dhe pastaj do të vazhdohet me fazat tjera.

Çerekfinalet do të zhvillohen më 10 dhe 13 gusht, gjysmëfinale më 17 dhe 20 gusht, ndërsa finalja më 27 gusht.

Në një rrugëtim të ngjashëm pritet të shkojë edhe Liga e Kampionëve, duke nisur më 7 gusht dhe me finalen që do të zhvillohej më 29 gusht në Stamboll./ Tv Malisheva

Share.