Sigal Prishtina dhe Trepça do të ballafaqohen të dielën në ndeshjen vendimtare për të siguruar vendin në finalen e madhe të këtij edicioni të Superligës së Kosovës në basektboll.

Pas katër ndeshjeve, rezultati është i barabartë ndërmjet këtyre dy skuadrave, ndërkohë që atmosfera para kësaj sfidë është jashtëzakonisht e nxehtë, sidomos pas polemikave për tentim për trukim të rezultateve që u nisën nga klubi bardh e kaltër si dhe duke vazhduar me sagën e ndryshimit të orarit dhe caktimit të tij nga ana e FBK-s për të dielën nga ora 17:15.

Tre ditë para kësaj sfide vendimtare, në faqen zyrtare të Sigal Prishtinës është postuar një mesazh ku bëhet thirrje që mbështetje nga ana e tifozëve për të krijuar një atmosferë të zjarrtë.

Ky është postimi në faqen zyrtare të klubit:

BESA BESË PËR PRISHTINË!

KB Sigal Prishtina – KB Trepça

Të dielën në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve nga ora 17:15 luajmë ndeshjen e fundit gjysmëfinale ndaj Trepçës në kuadër të playoffit të Superligës së Kosovës. Në shtëpinë tonë, me atmosferën që vetëm tifozët tanë Plisat dinë ta bëjnë, marshojmë drejt finales!

/TV Malisheva

Share.