Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Sigal Prishtina ka bërë të ditur se i ka shitur të gjitha biletat për ndeshjen e radhës kundër KB Trepçës.

KB Prishtina dhe KB Trepça të dielën do të luajnë ndeshjen e pestë në kuadër të gjysmëfinales së “PlayOff-it” të Superligës së Kosovës në basketboll.

Sot më herët, KB Prishtina njoftoi për shitjen e të gjitha biletave për sektorin VIP, ndërsa tani shet edhe biletat e mbetura në tribunë.

Kjo gjë sinjalizon se të dielën na pret një përballje e zjarrtë në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, kur edhe do të vendoset finalisti i “PlayOff-it”.

Seria e rezultateve mes dy klubeve është e barabartë 2:2. Cilado që siguron fitoren e tretë kualifikohet në finale, ku do të përballet me KB Pejën.

/TV Malisheva

Share.