Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, është pritur në takim nga Sekretari i Shtetit për Punë të Jashtme të Suedisë, Jan Knutsson.

Sipas njoftimit të Qeverisë, Bislimi ka folur mbi objektivat dhe synimet e Kosovës në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Liberalizimi i vizave dhe avancimi në fazën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës janë hapa normal e të nevojshëm në kuadër të proceseve të Integrimit Evropian. Zëvendëskryeministri Bislimi foli mbi objektivat e synimet e radhës, ku puna dhe angazhimi i Kosovës në rrugën drejt Bashkimit Evropian do të vijojë pareshtur. Përtej vazhdimit të avancimit deri në anëtarësimin e plotë në Këshillin e Evropës, marrja e pyetësorit dhe më tej e statusit të vendit kandidat vijojnë të mbeten prioritare dhe me vëmendje të veçantë”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

/TV Malisheva

Share.