Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se nuk është në interesin e Kosovës me qenë funksional ekipi menaxhues për hartimin e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Një institucion i cili e konsideron veten se është i Kosovës duhet të veprojë sipas kushtetutës dhe ligjeve tona dhe interesit tonë shtetëror nëse një institucion nuk është i Kosovës në kuptimin e sjelljes së tij mban qëndrime që nuk janë të Kosovës por të Serbisë nuk mendoj se është interes i Kosovës të vazhdojë më ai institucion”, tha ai.
Ai tha se tek ky ekip nuk është problem vetëm sjellja dhe papërgjegjësia e tyre karshi institucioneve të Kosovës, por edhe kryesimi i tij nga një deputete e Kuvendit të Serbisë.
“Një deputete e Kuvendit të Serbisë nuk mund të jetë kryesuese e ekipit menaxhues si mundet një deputete e Serbisë ta prezantoj Kosovën ajo s’ka ka me prezantua hiq”, tha ai.
Këto komente kryetari i Kuvendit i bëri pas një tryeze diskutimi të organizuar nga IKD lidhur më punën e Kuvendit të Kosovës.
/TV Malisheva