Tony Robbins është një nga trajnerët më të njohur dhe më popullor në botë.
Kur Robbins ishte adoleshent, mamaja e tij dëshironte që ai të bëhej një shofer kamioni në mënyrë që të fitonte dyfishin e parave që fitonte i ati, por ai vet zgjodhi të ndiqte pasionin në vend të parave. Ai vendosi të ndihmonte njerëzit në nevojë. Një vendim ky i zgjuar, duke parë që sot pasuria e tij vlen miliarda dollarë.
Ai është autor i shumë librave të suksesshëm si: “Money”, “Master the Game” dhe “Awaken the Giant Within”. Ai gjithashtu ka trajnuar disa nga njerëzit më të suksesshëm në botë si Oprah, Andre Agassi, Leonardo DiCaprio dhe Bill Clinton. Edhe pse teknikat e tij të trajnimit janë kundërshtuese, ai mbetet një nga personalitetet më të famshëm në botë.
Suksesi vjen si rezultat e punës së vazhdueshme dhe pse jo këshillave të një mentori të mirë.
Gjeni më poshtë disa nga thëniet më të mira të Tony Robbins të cilat do t’iu frymëzojnë të ndryshoni jetën tuaj:
“Identifiko problemet e tua, por fokusoje energjinë dhe fuqinë tënde te zgjidhjet”.
“E shkuara nuk barazohet me të ardhmen tuaj”.
“Çdo problem është një dhuratë. Pa probleme ne nuk mund të rritemi”.
“Në jetë ju duhet ose frymëzim ose dëshpërim”.
“Nëse nuk mundeni, atëherë ju duhet. Nëse ju duhet, atëherë ju mundeni”.
“Sukses do të thotë të bësh atë që do, kur ti do, ku ti e do, me kë e do, aq shumë sa ti do”.
“Ne nuk mund ta ndryshojmë jetën tonë. Ne mund të bëjmë, kemi dhe jemi pikërisht çfarë dëshirojmë”.
“Kur je mirënjohës frika zhduket dhe begatia shfaqet”.
“Takimi i përgatitjes me mundësinë gjeneron atë që ne e quajmë fat”.
“Nëse ju bëni atë që keni bërë gjithmonë, atëherë do të merrni atë që keni marrë gjithmonë”.
“Cilësia e jetës suaj është cilësia e marrëdhënieve tuaja”.
“Momentet kur ju merrni vendime janë ato që i japin formë fatit tuaj”.
“Një vendim i vërtetë matet nga fakti se ju keni marrë një veprim të ri. Nëse nuk ka asnjë veprim, ju nuk e keni vendosur me të vërtetë”.
“Në jetë, shumë njerëz e dinë çfarë bëjnë, por pak prej tyre bëjnë atë që dinë. Të dish nuk mjafton! Ti duhet të veprosh”.
“Shumica e njerëzve dështojnë në jetë pasi u japin prioritet gjërave të vogla”.
“Njerëzit e suksesshëm bëjnë pyetje më të mira dhe si rezultat ata marrin përgjigje më të mira”.
/Tv Malisheva