Keni harxhuar kohën dhe keni kaluar të gjitha vështirësitë për të bërë CV-në tuaj dhe ata ju kërkojnë se nevojitet dhe një letër motivimi gjithashtu.
Ju ndoshta mendoni se pse letër motivimi kur çdo gjë është në CV. Ju ndoshta jeni duke menduar gjithashtu se çfarë është një letër motivimi.
Le t’i bëjmë gjërat e qarta. Vërtet është e nevojshme një letër motivimi. Në fakt, çdokush që kërkon një punë i duhet një letër motivimi. Drejtuesit shkruajnë letër motivimi, specialistët shkruajnë letër motivimi, dhe kështu duhet të bëjnë studentët, të diplomuarit dhe ata që kanë eksperiencë.
Ja përse duhet një letër motivimi ?
Kudo ku kërkohet një punë, personi që e reklamon punën mund të marrë me mijra CV në tavolinën e tij apo nëpërmjet emaili-t. Njerëzit që i shikojnë të gjitha këto CV janë të ngarkuar me punë dhe do të duan të dinë cilat prej tyre janë më me vlerë për tu parë. Kështu ata në fillim lexojnë letrën e motivimit dhe më pas vendosin nëse është e vlefshme për tu parë CV-ja apo jo. Pra letra e motivimit mund të ndikojë që CV-ja juaj të vihet re.
Cila është një letër motivimi e mirë?
Letra e motivimit është një letër e shkurtër e cila shpjegon pse ju jeni duke aplikuar për këtë punë. Ju duhet ta përdorni atë për të nxjerrë në pah pika të CV-së tuaj të cilat janë të përshtatshme për punën që po aplikoni. Nëse ju keni ndonjë interes të veçantë për kompaninë apo për produktet e saj ose nëse keni disa kualifikime të caktuara që janë të përshtatshme për këtë punë, atëherë përdorni letrën e motivimit për t’i thënë këto.
Kjo është arsyeja pse ju duhet letra e motivimit, por ju gjithashtu duhet të bëni një letër motivimi të mirë. Nëse letra juaj e motivimit është shumë e gjatë, e mërzitshme dhe thjesht përsërit çfarë ka në CV-në tuaj, kjo nuk është diçka e mirë për ju.
Një letër motivimi e mirë është relativisht e shkurtër, jo më shumë se dy paragrafe, dhe shpjegon realisht pse jeni duke aplikuar për këtë punë, është e shkruar mirë pa gabime gramatikore.
/Tv Malisheva