Arsenali pritet të mbetet pa dy yjet e sulmit, Alexandre Lacazette dhe Pierre-Emerick Aubameyang.
Skuadra londineze është gati t’i shes dy yjet e skuadrës, pasi qëllimi i trajnerit Mikel Arteta është të bëjë ndryshime në klub.
Tekniku spanjoll synon të përforcohet kryesisht nga kampionati spanjoll La Liga, ku janë disa lojtarë si objektiv i klubit.
Emri i fundit që është lidhur me Arsenalin është ai i sulmuesit spanjoll të Valencias, Rodrigo.
Mirror ka raportuar se Topçinjtë kanë zhvilluar disa biseda me Valencian duke pyetur klubin për shtatën e lojtarit.
29-vjeçari është pjesë e Valencias që nga viti 2014, ndërsa ka shprehur dëshirën për të kaluar në ndonjë klub më të madh.
Rodrigo ishte i lidhur me një kalim te Barcelona në janar, por në fund dështoi marrëveshja mes dy klubeve.
Për transferimin e Rodrigos në Londër, Arsenali duhet të paguajë 45 milionë euro te Valencia. /Tv Malisheva