Janë shënuar dy gola të shpejtë në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, ku po luhet ndeshja tejet interesante mes Drenicës dhe Malishevës.
Fillimisht, ishte skuadra e Drenicës ajo e cila kaloi në epërsi e para, përmes golit të shënuar nga Agim Zeka në minutën e 5’.
Ndërkaq, golin e barazimit Malisheva e gjeti menjëherë pas dy minutash, ku Behar Maliqi shënoi në minutën e 7’ për 1:1.
Rezultati momental, 1:1.
/TV Malisheva