Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se prezenca e tyre në takimin konsultativ me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti është dëshmi se kur është pyetje interesi shtetëror, ata e tejkalojnë vetveten.

Ai para gazetarëve adresoi kritika ndaj Kurtit për menaxhimin e situatës me Covid-19.

“Është dëshmi që për PDK kur janë pyetje ne e tejkalojmë interesin tonë si pandemia. Për fat keq kemi pas një sjellje arrogante të kësaj qeverie, kanë bërë gabime, tash kur menaxhimi i situatës ka nis të dal nga kontrolli, kanë thirr takime konsultuese. Ata kanë bërë vendime të paligjshme”, tha ai.

Krasniqi është pyetur edhe për mundësin e qeverisë së ardhshme, ku ka thënë se nuk do ta votojnë asnjë qeveri ku nuk udhëheq PDK.

“Dallime me VV-janë të mëdha. Nuk ka ndryshim të qëndrimeve të PDK-së karshi VV”, tha ai./ Tv Malisheva

Share.