Tashmë, është caktuar meçi ndërmjet bokiserit shqiptar, Petrit Mazrekaj dhe djalit të kriminelit serb Arkanit, Veljko Raznatovic.

Meçi do të zhvillohet me 26 shtator në Berlin të Gjermanisë, ku planifikohet të jenë të pranishëm një numër i madh i mbështetësve të Mazrekajt, shkruan Reporteri.net

Kështu, Mazrekaj përmes një postimi në “Facebook” muaj më parë, e konfirmoi meçin me boksierin serb.

“Më në fund erdhi çasti i shumë pritur. Për të gjithë ju adhurues te boksit deshta t’iu njoftoj se më në fund u nënshkrua kontrata e shumëpritur! Përhajr na koft të gjithëve” – shkroi Petrit Mazrekaj.

Ndërkaq, gazeta Online Reporteri.net, ka kontaktuar me boksierin Mazrekaj për meçin në fjalë, duel ky që po e presin me padurim miliona shqiptarë në mbarë botën.

Boksieri ynë, me bindje të plotë thotë se “do ta bëjë krenar, popullin shqiptarë”.

“Po, është e vërtetë – meçi është caktuar për datën 26 shtator. Shqipëtari s’ka ditë se çka është humbja dhe nuk është frikësu kurrë. Kështu që do ta bëjë popullin tim krenar, kudo që ndodhen”, tha Mazrekaj

Kujtojmë, se ky duel ishte planifikuar të zhvillohej edhe më herët, por vendi ishte vështirë të përcaktohet, pasi interesimi për këtë meç do të jetë i madh, si nga tifozët e boksit në Kosovës poashtu edhe ata në Serbi.

Share.