Një person pa shenja jete është gjetur ditën e diel në Rahovec.

Policia njofton se viktima është gjetur nga nëna e tij, rasti ka ndodhur ditën e diel rreth orës 12:30.

“Ankuesja nga Kosova ka njoftuar se e ka gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij djalin e saj. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Rasti është duke u hetuar.

/TV Malisheva

Share.