Të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë mesditë në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër.
Autori është futur në pallat, ka hyrë në shtëpinë e shtetasit P. V. dhe ka qëlluar disa herë me armë zjarri duke e lënë të vdekur në vend.
Viktima është identifikuar si Petrit Vuksani rreth 50 vjeç, i cili prej një muaji ishte kthyer nga Anglia.
Në momentin e ngjarjes, viktima ka qenë i vetëm në shtëpi./tch
/TV Malisheva