Të tri ndeshjet e programit të sotëm do të zhvillohen me fillim nga ora 15:00, ku spikat ajo mes Gjilanit dhe Dukagjinit. Po ashtu, ndeshje sot do të zhvillojë edhe Malisheva, e cila e pret në stadiumin “Liman Gegaj” skuadrën e Trepçës ’89. Ndërkaq, përballje interesante do të jetë edhe ajo mes Ferizaj dhe Drenicës, ku kjo e fundit veçse është afër rënies nga elita e futbollit të Kosovës, ndërsa Ferizaj synon fitoren që të vazhdojë luftën për mbijetesë në Superligë. Programin e plotë e gjeni më poshtë. 15:00 Ferizaj – Drenica 15:00 Gjilani – Dukagjini 15:00 Malisheva – Trepça ‘89 /TV Malisheva |