Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka folur për krahasimet e fundit mes Lionel Messit dhe Erling Haaland.

Guardiola tha se asnjë lojtar nuk mund të krahasohet me Messin, pasi që ai është futbollisti më i kompletuar që trajneri spanjoll ka parë ndonjëherë, raporton KosovaPress.

“Messi/Haaland? Nuk mund ta krahasosh asnjë lojtarë me Messin, Leo është futbollisti më i kompletuar që unë e kam parë ndonjëherë”, tha Guardiola.

“Vizioni, pasimet, shpirti garues, shumë gjëra… Shpresoj që Haaland mund të jetë afër Messit, do të ishte fantastike për ne”, tha më tej tekniku spanjoll.

 /TV Malisheva

Share.