Ministri i Ministrisë së Arsimit të Serbisë, Branko Ruzhiq ka fajësuar “vlerat perëndimore” për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur sot në Beograd, ku një 14-vjeçar ka vrarë tetë nxënës dhe një roje sigurie.

Ruzhiq, i cili është një nga njerëzit që e mbron më së shumti Slobodan Milosheviqin, është lutur që tragjedia e sotme mos të kthehet në një model sjelljeje të pranueshme shoqërore.

Ai ka shprehur ngushëllime për rastin tragjik që ka ndodhur në shkollën fillore në Beograd.

Ruzhiq: Si kjo tragjedi, mos dashtë Zoti, mos të kthehet në një model sjelljeje të pranueshme shoqërore

Video

“Siç e dini Serbia është gjithë ashtu fatkeqësisht edhe pjesë e asaj bote ku ndodhen gjëra të tilla gjithnjë e më shpesh, është i dukshëm ndikimi i dëmshëm kanceroz i internetit dhe i video-lojërave të të ashtuquajturave vlera perëndimore dhe për të gjithë ne është e qartë që duhet një kthesë e madhe, marrjen e masave, por edhe një zgjidhje sistematike të problemit. Si kjo tragjedi, mos dashtë Zoti, mos të kthehet në një model sjelljeje të pranueshme shoqërore, si është fatkeqësisht në disa shoqëri perëndimore. Ministria e arsimit e Republikës së Serbisë shpreh ngushëllimet më të thella me rastin e tragjedisë më të madhe që i ka ndodhur Serbisë dhe sistemit ton arsimor në historinë e re, tragjedia që ndodhi në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në komunën e Vraçarit në qytetin e Beogradit, tetë nxënës për fat të keq kanë humbur jetën si dhe pjesëtar i sigurimit të shkollës deri sa nxënësit dhe mësuesja e lënduar janë hospitalizuar.”, ka thënë ai.

Tetë nxënës dhe një roje sigurie janë vrarë sot nga të shtënat me armë zjarri në shkollën fillore “Vlladisllav Ribnikar” në Beograd. Në oborrin e shkollës është arrestuar nxënësi i kësaj shkolle, K. K. 14-vjeçar, i cili ka plagosur edhe gjashtë nxënës dhe një mësuese. Shefi i Policisë së Beogradit, Veselin Miliq ka deklaruar se janë duke u bërë hetime për ndriçimin e rastit. Sipas njohurive, siç ka treguar Miliq, 14-vjeçari veprën penale e kishte planifikuar që një kohë të gjatë.

/TV Malisheva

Share.