Gjermania mori vendimin që të zgjasë edhe për një vit mandatin e ushtarëve të saj të cilët marrin pjesë në misionin e KFOR-it në Kosovë, si dhe të atyre në Misionin Shumëdimensional të OKB-së për Stabilizim të Integruar në Mali (MINUSMA).
Në vendimin e Këshillit të Ministrave u bë e ditur se janë zgjatur mandatet e ushtarëve në KFOR dhe MINUSMA ndërsa te ky i fundit është zgjatja e fundit e mandatit.
Në njoftim thuhet se mbështetja e Gjermanisë ndaj MINUSMA po vazhdon tashmë 10 vite dhe se do të përfundojë më 31 maj 2024.
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius deklaroi se duan të vazhdojnë kontributin e tyre ushtarak dhe mbrojtës në rajonin e Sahelit pas tërheqjes së parashikueshme të forcave gjermane nga MINUSMA, raportoi Anadolu Agency..
Kujtojmë se numri i ushtarëve gjermanë që shërbejnë në Kosovë në kuadër të misionit të KFOR-it, një forcë shumëkombëshe paqeruajtëse nën udhëheqjen e NATO-s, më parë ishte kufizuar në 400.
Numri i ushtarëve gjermanë që aktualisht shërbejnë në Kosovë është 70.
/TV Malisheva