Gurët në veshka janë masa të forta kristalinash me forma dhe përmasa të ndryshme që formohen brenda sipërfaqes së veshkave të përbëra nga kalciumi, fosfati dhe acidi urik.

Ky problem i rëndë shëndetësor prek 10% të popullsisë dhe krijohet si pasojë e mungesës së dehidratimit, mbipeshës, regjimit ushqimor të varfër, stilit sedentar të jetesës etj, por nuk mund të mos përmendim mbajtjen e urinës, një veprim i parrezikshëm në pamje të parë që mund të kthehet në çerdhe infeksioni dhe krijimi të gurëve në veshka.

Për këtë ne ju propozojmë një metodë natyrale që shpërbën dhe eleminon gurët në veshka:

Birrë dhe limon: Me siguri do të habiteni kur të lexoni fjalën ‘’birrë’’ pasi janë shumë të rralla rastet kur pijet alkoolike përdoren në mjekësinë alternative, por birra ka aftësi antiinflamatore që eleminon kristalinat prej acidi urik brenda sipërfaqes së veshkave dhe lehtëson urinimin e menjëhershëm.

Në një enë shtoni 200 ml birrë, 1 gotë lëng limoni të freskët, gjysmë gote vaj ulliri dhe disa gjethe nga pema e ullirit. Pasi t’i përzieni mirë e mirë të gjithë përbërësit, lëreni përzierjen të pushojë për 12 orë dhe më pas filtrojeni. Pijeni 2 lugë gjelle në ditë, para mëngjesit dhe pas mëngjesit.noa.al/

Share.