Njerëzit sot po jetojnë më gjatë. Ndërsa ka pasur ngritje të dukshme, jetëgjatësia në përgjithësi është rritur vazhdimisht për shumë vite. Ajo është dyfishuar në 2 shekujt e fundit. Kjo rritje, është diktuar kryesisht nga reduktimi i vdekshmërisë foshnjore.

Por që nga vitet 1950, faktori kryesor nxitës ka qenë reduktimi i vdekshmërisë tek moshat më të vjetra. Për shembull, në Suedi, ku të dhënat kombëtare të popullsisë janë mbledhur që nga mesi i shekullit XVI, dhe janë të një cilësie shumë të lartë, jetëgjatësia maksimale ka qenë në rritje, për thuajse 150 vitet e fundit.

Rritja e jetëgjatësisë, është vërejtur edhe në shumë vende të tjera, përfshirë Evropën Perëndimore, Amerikën e Veriut dhe Japoninë. Kjo ka sjellë një rritje të shpejtë të numrit të njerëzve shumë të moshuar – ata që jetojnë deri në 100, 110 vjeç apo më shumë.

Mbi 100-vjeçari i parë i verifikuar (110 vjeç e sipër) ishte Gert Adrians-Bumgard, që vdiq në vitin 1899 në moshën 110 vjeç e 4 muaj. Që nga ajo kohë, rekordi i tij është thyer nga të tjerë. Gruaja e parë e verifikuar mbi 100-vjeçare, Margaret Ana Niv, vdiq në vitin 1903 në moshën 110 vjeçe e 10 muaj, dhe e mbajti këtë rekord për gati 23 vjet.

Delina Filkins vdiq në vitin 1928 kur ishte 113 vjeçe e 7 muaj. Ajo e mbajti këtë rekord për pak më shumë se 52 vjet. Rekordmenia aktuale, sa i përket jetëgjatësisë është francezja Zhan Kalment, që vdiq më 4 gusht 1997, në moshën 122 vjeçe e 5 muaj. Pavarësisht nga rritja gati eksponenciale e numrit të mbi 100-vjeçarëve që nga fillimi i viteve 1970, rekordi i saj mbetet i qëndrueshëm, por ajo nuk ka gjasa që ta mbajë atë për një kohë të gjatë.

T`i mbijetosh të 100-ave

Megjithëse këto prirje të jetëgjatësisë janë shumë të përhapura, ato nuk janë të mirëqena. Përmirësimet e fundit në vdekshmërinë e njerëzve në Danimarkë, pas një periudhe stanjacioni, kanë çuar në dyshimin se jetëgjatësia e mbi 100-vjeçarëve mund të rritet më tej. Kjo është mjaft e ndryshme nga ajo që është vërejtur kohët e fundit në Suedi, ku ka pasur disa ngadalësime në moshat më të larta.

Ne kemi studiuar 16.931 mbi 100-vjeçarë (10.955 suedezë dhe 5.976 danezë) të lindur ndërmjet viteve 1870 dhe 1904 në Danimarkë dhe Suedi, vende fqinje me lidhje të ngushta kulturore dhe historike, për të parë nëse dyshimet tona janë të sakta.

Edhe pse Suedia ka në përgjithësi norma më të ulëta të vdekshmërisë sesa Danimarka në shumicën e grupmoshave, nuk ka pasur prova për një rritje të jetëgjatësisë në Suedi gjatë viteve të fundit. Sidoqoftë, në Danimarkë tek shumë më të moshuarit u vu re se vdisnin në moshat më të vjetra, dhe mosha në të cilën mbijetonin vetëm 6 për qind e 100-vjeçarëve, u rrit vazhdimisht gjatë periudhës së studimit.

Danimarka dhe Suedia janë të ngjashme në shumë mënyra, por prirjet e jetëgjatësisë janë shumë të ndryshme. Pabarazia, mund të vijë për disa shkaqe, të cilat nuk janë të lehta për t’u shmangur plotësisht. Por ne kemi disa ide.

Sistemet shëndetësore

Së pari, ka nivele të ndryshme të shëndetit në mesin e dy popullatave të moshuara. Studimet e fundit, kanë treguar përmirësime në shëndetin e matur nga Aktivitetet e Përditshme të Jetesës (APJ) – detyrat themelore të nevojshme për pasjen e një jete të pavarur, si larja apo të veshurit – tek grupet femra të 100-vjeçareve në Danimarkë. Ndërkohë, në Suedi, prirje të tilla për të moshuarit kanë qenë më pak optimiste.

Një studim zbuloi se nuk kishte përmirësim në APJ, me një përkeqësim të lëvizshmërisë, të njohurive dhe testeve të performancës. Dallimi në të dyja sistemet e kujdesit shëndetësor, sidomos kohët e fundit, mund të orientonte në njëfarë mënyre drejt shpjegimit të ndryshimit. Shpenzimet për shërbimet publike u zvogëluan në Suedi në fillim të viteve 1990, për shkak të një sërë krizash ekonomike.

U prek edhe kujdesi shëndetësor për të moshuarit. Për shembull, në kujdesin ndaj pacientëve të moshuar, ka pasur një zhvendosje nga spitalet tek azilet e pleqve, dhe një reduktim të numrit të shtretërve në azile. Shkurtimet e shpenzimeve, i kanë lënë më të rrezikuar disa njerëz të moshuar, veçanërisht ata që u përkasin grupimeve më të ulëta socio-ekonomike.

Përveç kësaj, të dyja vendet kanë ndjekur rrugë paksa të ndryshme për kujdesin ndaj të moshuarve: Suedia ka prirje të ndihmojë më të moshuarit, ndërsa Danimarka ka një qasje pak më të gjerë. Disa studime sugjerojnë, se qasja e Suedisë ka rezultuar në disa pacientë që kërkojnë kujdes dhe të mos e marrin atë, me pak segmente të popullatës së moshuar që mbështeten më shumë tek kujdesi familjar, që mund të jetë i një cilësie më të ulët.

Studimi ynë krahasues, sugjeron disa gjëra interesante edhe për kombet e tjera, veçanërisht aty ku ka ekonomi në zhvillim. Këto rezultate tregojnë, se mund të jetë e mundur të zgjatet më tej jetëgjatësia e njeriut, nëse mund të ketë përmirësimet në sistemin shëndesor për moshat shumë më të thyera, dhe nëse është gjerësisht i disponueshëm një kujdesi i një cilësia të lartë ndaj të moshuarve, shkruan bota.al. Në fakt, nëse është vërtet kështu, atëherë revolucioni i jetëgjatësisë njerëzore do të vazhdojë për njëfarë kohe.

/TV Malisheva

Ja cili është sekreti i tyre/ Në këtë vend njerëzit jetojnë më shumë se 100  vite

Share.