Sot 04.05.2023 u nda nga jeta gruaja më e moshuar në Prizren.
Është ndarë nga jeta 110 vjeqarja, Xhevahire Mustafa e cila njihej si gruaja më e moshuar në Prizren. Vdekjen e 110 vjeçares e kanë bërë të ditur familjarët e saj përmes rrjeteve sociale.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
“Sot 04.05.2023 u nda nga jeta gruaja më e moshuar në Prizren, apo ndoshta më e moshuara në Kosovë. Plaka 110 vjeçare Xhevahire Mustafa. Jetoj një jetē me gjendje mesatare ekonomike dhe me bashkëshortin Refikun( i cili u nda nga jeta shumë vite më parë) krijuan një familje të mrekullueshme dhe shumë të madhe. Nënë Xhevahirja ishte shumë punëtore, e menqur dhe shumë e rrespekuar për të gjithë. E donin dhe e rrespektonin e gjithë familja dhe ne që e njoftëm. Jam i lumtur që pata fatin të njihem dhe të ndajë shumë përvoja me këte plakë te urtë. U preftë në paç në dheun e Kosovës qe e dashti shumë!” ka shkruar një anëtar i familjes Mustafa.
/TV Malisheva