Ka përfunduar pjesa e parë në të dy ndeshjet që po zhvillohen momentalisht në Superligën e Kosovës.
Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin e qytetit në Suharekë, Prishtina po avancon me rezultat minimal 1:0 si mysafire ndaj Ballkanit, raporton KosovaPress.
Golin e vetëm deri tani e shënoi Shefit Shefiti, i cili kaloi kryeqytetasit në epërsi prej 1:0 në minutën e 45+3’.
Situatë e njëjtë nuk është edhe në derbin tjetër mes Llapit dhe Dritës, ku të dy skuadrat hyjnë në pushim duke barazuar pa gola, respektivisht 0:0.
Rezultatet e pjesës së parë në Superligë:
Ballkani 0:1 Prishtina
Llapi 0:0 Drita
/TV Malisheva