Pas përfundimit të periudhës së deklarimit të rregullt të pasurisë për vitin 2022 i realizuar përmes platformës elektronike gjatë muajt mars të vitit 2023, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit i ka publikuar regjistrat e deklarimit të pasurisë të subjekteve deklaruese.

Në njoftim thuhet se subjektet deklaruese, jo më vonë se tridhjetë (30) ditë pas publikimit të këtyre regjistrave, mund të bëjnë kërkesë në Agjenci për plotësimet apo korrigjimet e nevojshme të deklarimit të dorëzuar brenda afatit ligjor, nëse kanë bërë lëshime apo gabime pa dashje.

Udhëzimet se si bëhet kërkesa do të ju dërgohen individualisht secilit subjekt të deklarimit të deklarimit të pasurisë.

Këtë vit Agjencia ka finalizuar dhe vënë në funksion platformën për deklarimin elektronik të pasurisë e cila ka ofruan mundësi për subjektet deklaruese ta raportojnë pasurinë në mënyrë elektronike (on-line), pa kontakt fizik, përmes sistemit të Agjencisë për deklarim – DMSA, thuhet në njoftim.

Subjektet deklaruese dhe publiku mund të ketë qasje në regjistrat për vitin 2022 përmes linkut Deklarimi i Pasurisë 2023.

/TV Malisheva

Share.