Qendra Amerikane e Solidaritetit me seli në Tiranë vazhdon bashkëpunimin me SBASHK-un duke organizuar trajnime e seminare që kanë për qëllim forcimin e zërit sindikal.
Me angazhimin e drejtorit të kësaj Qendre Steven McCloud ka nisur një seminar 3 ditor me pjesëmarrjen e udhëheqësve sindikalë nga të gjitha nivelet. Gazetarja dhe drejtoresha për komunikim në Qendrën Amerikane të Solidaritetit Kate Conradt ka ardhur nga Uashingtoni për të dhënë kontribut të çmuar në rrjedhën e mbarë të këtij aktiviteti.
Ajo në fillimet e punimeve të këtij seminari ka prezantuar një studim përmbajtjesor lidhur me grevat e mësuesve në SHBA duke përcjellë te pjesëmarrësit përvojat e sindikalistëve nga Amerika për organizimin e protestave dhe grevave dhe për format se si krijohet atje mesazh i fuqishëm për opinionin lidhur me këto veprime sindikale.
Kryetari Rrahman Jasharaj bashkë me përfaqësuesit tjerë të SBASHK-ut kanë falënderuar drejtorin e Qendrës Amerikane të Solidaritetit z. Steven dhe znj. Conradt për bashkëpunimin dhe kontributin me vlerë duke shprehur mirënjohje që ajo solli përvojat e grevave të mësuesve në SHBA e pastaj kanë treguar për përvojat e shumta të SBASHK-ut lidhur me organizimin e protestave e në veçanti të grevave në përpjekje për të realizuar kërkesat legjitime të anëtarësisë.
Kryetari Jasharaj duke përcjellë disa nga përvojat nga greva e fundit 5 javore veçoi se Kryeministri dhe Qeveria e Kosovës kanë qasje të gabuar ndaj sindikatave dhe i ikin vazhdimisht dialogut dhe prandaj edhe kanë ndodhur protesta greva aq e gjatë në tërë sistemin arsimor.
Conradt, McCloud te bashkëpunëtorët e tyre për tri ditë me radhë do të shpalosin tema nga aktualiteti në arsimin në vende të Ballkanit, Evropës, SHBA e kudo në botë për të zhvilluar bashkëbiseda me pjesëmarrësit, të cilët pastaj këto përvoja do t’i bartin të udhëheqësit e veprimtarët sindikalë në SBASHK.
/TV Malisheva