1 mijë e 69 kandidatë që kanë plotësuar kushtet dhe kriteret e konkursit për infermierë Bachelor për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, sot i janë nënshtruar testimit me shkrim.

Organizimin dhe rrjedhën e testimit e ka monitoruar zëvëndësdrejtoresha e ShSKUK-së, Narqize Arënliu-Hoxhaj, e cila iu uroi suksese kandidatëve, duke garantuar proces transparent.

Sipas njofitmit të ShSKUK-së, ditëve të kaluar janë mbajtur testimet për profile të tjera infermierore.

Pranimi i infermierëve do të ndikojë në rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore.

/TV Malisheva

Share.