Kanë përfunduar katër ndeshjet që janë zhvilluar sot në Premier Ligë, ku kemi rezultate tejet interesante.

Pas plot nëntë ndeshjeve pa fitore në të gjitha garat, Chelsea e ka mposhtur sot skuadrën e Bournemouthit me rezultat 3:1.

Golat për “Blutë” i shënuan Gallagher (minuta e 9’), Badiashile (minuta e 82’) dhe Joao Felix (minuta e 86’), kurse golin e nderit për Bournemouthin e shënoi Matias Vina në minutën e 21’.

Po ashtu, fitore sot regjistruan edhe Manchester City dhe Tottenhami.

Kampioni anglez e mposhti me rezultat të ngushtë 2:1 skuadrën e Leeds United, ku golat për Cityn i shënoi Ilkay Gundogan (minuta e 19’ dhe minuta e 27’), ndërsa golin e nderit për mysafirët e shënoi Rodrigo në minutën e 85’.

Ndërkaq, Tottenhami e mposhti Crystal Palace me rezultat minimal 1:0, falë golit të shënuar nga Harry Kane në minutën e 45+1’ të ndeshjes.

Rezultatet finale i gjeni më poshtë.

Bournemouth 1:3 Chelsea

Manchester City 2:1 Leeds United

Tottenham 1:0 Crystal Palace

Wolverhampton 1:0 Aston Villa.

/TV Malisheva

Share.