Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në rrjetin e tij social Facebook është shprehur se Beteja urbane e Brigadës 137 “Gjakova” është unike në historinë çlirimtare të Kosovës.

Ai ka shkruar se bijtë e bijat e Gjakovës ishin shembulli më i mirë i luftëtarëve të lirisë, që nga mobilizimi i tyre në ditët e para të luftës për liri, e deri tek formimi i Brigadës dhe dita e fitores.

“Bijtë e bijat e Gjakovës ishin shembulli më i mirë i luftëtarëve të lirisë, që nga mobilizimi i tyre në ditët e para të luftës për liri, e deri tek formimi i Brigadës dhe dita e fitores. Armiku për hakmarrje ndaj humbjeve në frontin e luftës, nuk kurseu civilët e pafajshëm te Ura e Taliqit. 13 shqiptarë të pafajshëm po të njëjtën ditë u ekzekutuan edhe në Ozdrim të Pejës, fshat që u mobilizua që nga fillet e luftës për liri.”

Po ashtu Haradinaj ka kujtuar njërin prej figurave të rendësishme të luftës për lirinë e Kosovës, Bahri Fazliun.

Ai u shpreh se vendosmëria dhe trimëria, si dhe sakrifica e skajshme e Bahri Fazliut, më parë edhe e Fahri Fazliut dhe Afrim Zhitisë, i ngritë ata në piedestalin e dëshmorëve të Kosovës.

/TV Malisheva

Share.