Pasi pa Carlo Ancelottin të siguronte fitimin e Kupës së 20-të të Mbretit për Real Madridin, presidenti i klubit merengez u shpreh i bindur për të ardhmen e trajnerit italian, i cili po përmendet si favorit për stolin e trajnerit të kombëtares braziliane.

“Nuk dua të dëgjoj më shumë për këtë temë. Ancelotti ka një kontratë dhe ne jemi të kënaqur me të”, tha Florentino Pérez për mediat spanjolle.

Deklaratë kjo që bie ndesh me dëshirën që Ancelotti ka shprehur në konferencat për shtyp: të përmbushë kontratën që ka me klubin dhe që përfundon në qershor 2024.

/TV Malisheva

Share.