Elianë Blakaj, ka njoftuar se është shkarkuar nga pozita e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Istogut. Sipas saj, arsyet e shkarkimit janë banale si “mosbindja ndaj urdhërave të shefit’’.
Sipas saj, shkarkimi ndodhi për shkak se “nënkryetari kishte dëshirë të ushtronte detyrën e Drejtorit të Drejtorisë të cilën e menaxhonte ajo”.
“Pres njerëz që do të kënaqen me shkarkimin tim, ngase jo çdo kujt i pëlqen korrektësia, por fatbardhësisht ka shumë njerëz që do i mërziten shkarkimit tim”, shprehet ajo.
Ajo shprehet se kryetari i degës ka vendosur për fatin e saj, dhe ka realizuar “përpjekjen e tij një vjeçare për shkarkimin e saj”.
“Paaftësia e tij për të ushtruar pozitën e lartë që mbanë brenda Komunës, pamundësia e ushtrimit të kompetencave, dëshira për me kontrollu gjithçka dhe pamundësia për me blloku punën time bëri që ai të vendos për shkarkimin tim”, është shprehur ajo.
/TV Malisheva