Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka akuzuar sot regjimin e Bashar Al-Assadit se po e përdor pandeminë me koronavirus në botë për të intensifikuar sulmet në zonat e kontrolluara nga kryengritësit në veriperëndim, duke thyer kështu armëpushimin e arritur në mars.

Gjatë mbledhjes së qeverisë, Erdogan tregoi hapat që do të ndërmarrë nëse Siria do të vazhdojë të shkelë armëpushimin në provincën Idlib.

“Turqia mbetet e angazhuar për marrëveshjen me Rusinë, dhe nuk do të lejojë që regjimi sirian të luajë rolin e agresorit. Nëse regjimi, i cili theu armëpushimin dhe kushtet e tjera të marrëveshjes, vazhdon në këtë mënyrë, ai do të paguajë çmimin dhe do të pësojë humbje të mëdha”, porositi Erdogan.

Ai këto komente i bëri pas raportimeve për shkelje të kufizuara të armëpushimit nga qeveria siriane dhe një shkëmbim zjarri midis trupave siriane dhe forcave t opozitës të mbështetur nga Turqia, megjithëse, sipas AP, armëpushimi duket se kryesisht do të mbahet.

Marrëveshja e armëpushimit u arrit më 5 mars, me ndihmën e Rusisë dhe Turqisë, e cila mbështetet nga palët rivale në konfliktin në Siri

Share.