Partia Socialdemokrate (PSD) në Ditën e Evropës, përmes një aksioni simbolik afër ambasadës së Gjermanisë, ia ka dërguar faturën e shfrytëzimit këtij shtetit për mjekët dhe infermierët që po i merr falas nga Kosova.

Zgjim Hyseni nga PSD, u shpreh se Gjermania po eksporton mallra, ndërsa po importon njerëz nga vendet e shpopulluara.

“Gjermani po eksporton mallra e po importon njerëz. Vendet e shpopulluara janë në anën tjetër e parajsës ekonomike atje. Burimet publike të Kosovës po e financojnë sistemin shëndetësor gjerman. E në anën tjetër, Gjermania është ekonomia e katër në botë për nga madhësia, ndërkohë janë burimet publike të Kosovës që po ia financojnë shëndetësinë. … Vetëm katër muajt e parë të këtij viti prej Kosovës kanë ikur 91 mjekë. Nëse llogarisim për secilin mjekë, prej tyre po të shkollohej në Gjermani, do të bënte 200 mijë euro, atëherë i bie që 18.2 milionë euro populli i Kosovës e ka ndihmuar Gjermanin e varfër. Nëse ia shtojmë kësaj edhe 9 milionë të tjera që janë për 300 infermierë, atëherë i bie që për katër muaj, ne ia kemi kursyer Gjermanisë 27.2 milionë euro. Nëse trendi kish me vazhduar si në katër muajt e parë, i bie që na ia kursejmë Gjermanisë ose e subvencionojmë shëndetësinë gjermane për 81 milionë euro. Ky nuk është kurgjo më pak sesa shfrytëzim”, tha ai.

dhënie e pabarabartë duhet me ndryshuar, përndryshe nuk ka asnjë kuptim që me quajtur njëri-tjetrin partnerë. Bile nuk ka asnjë kuptim me ekzistuar Kosova si shtet nëse ekonomia po na shpopullohet, nëse është kështu duhet shtuar pyetjen pse mos të bëhet Kosova një prej landeve të Republikës Gjermane, së paku bile në atë rast kishim me i gëzuar të gjitha të drejtat dhe mbrojtjet sociale që ofrohen në Gjermani. Përndryshe, ne jemi bërë vetëm riciklim i profitit që ekziston në qendër. Për këtë arsye sot kemi ardhur këtu te Ambasada Gjermane me iu thënë se kjo është fatura e shfrytëzimit dhe kjo faturë është shumë e kufizuar sepse nuk ka të dhëna për profesione të tjera. Faturën e shfrytëzimit e kemi sjell këtu sepse këtu është një prej burimeve të pabarazisë”, tha ai.

Viteve të fundit shëndetësia kosovare po ballafaqohet me ikje të madhe të profesionistëve shëndetësor. Vetëm në vitin 2022, 205 mjekë të rinj ikën jashtë Kosovës, derisa rreth 60 specialistë shëndetësor e lanë Shërbimi Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, për të vazhduar punën në spitalet privat në vend, ku u ofruan paga shumë më të mira.

Ndërsa, rreth 630 infermierë shkuan në vendet evropiane për të punuar.

/TV Malisheva

Share.