Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka vazhduar takimet në ish-kryeqytetin e Japonisë – Kyoto, i cili është qytet me histori dhe kulturë të lashtë. Ai po synon të lidhë raporte bashkëpunimi mes qytetit të Kyotos dhe atij të Prizrenit
Ja postimi i plotë :
Me Guvernatorin e Prefekturës së Kyotos, Takatoshi Nishiwaki, nënkryetarin e Odës Ekonomike, i cili është edhe kryesues i kompanisë “Kyocera”, kemi biseduar për bashkëpunimin ndërmjet Kyotos dhe komunave të Kosovës. Biseduam për mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet kësaj komune dhe qytetit të Prizrenit. Kyoto dikur ishte kryeqytet i Japonisë për 1000 vjet, sot paraqet ndërthurje të bukur të tradicionales dhe bashkëkohores, më shumë se çdo qytet tjetër në Japoni, njëjtë si Prizreni në Kosovë. HTH