Në një mbledhje të jashtëzakonshme, bordi i drejtorëve i Kompanisë Regjionale për Mbeturina “Pastërtia” në Ferizaj, ka marrë vendim për ngritjen e pagave për 50 euro për punëtorët fizik dhe vozitësit e kompanisë.

Ky vendim vjen pas bojkotit dhe protestës së punëtorëve të cilët kërkojnë rritje të pagave dhe jo vonesë të tyre.

Punëtorët e kësaj kompanie kishin refuzuar të kryenin punën duke thënë se Komuna e Ferizajt është e vetmja që i ka rritur çmimet e shërbimeve të mbeturinave ndaj qytetarëve dhe nuk ka marrë asnjë masë për ngritje të pagës.

Komuna e Ferizajt është e vetmja që e ka i rritur çmimet e shërbimeve të mbeturinave ndaj qytetarëve, dhe nuk ka marrë asnjë masë për rritjen e pagave. Në këtë ndërmarrje një punëtorë fizik paguhet rreth 300 euro në muaj”, thuhej në reagimin e Sindikatës Regjionale të Punëtorëve.

Për këtë situatë është diskutuar në një mbledhje të bordit të drejtorëve prej të cilës kanë dalë edhe vendimet.

Në këtë mbledhje, me propozim të Kryeshefit Ekzekutiv, dhe me aprovimin unanim mga Bordi i Drejtorëve, është marrë vendim që të ngirten pagat për 50€ për punëtorët fizik dhe shoferët e kompanisë. Pagat me rritje fillojnë nga muaji maj. Gjithashtu, nga muaji maj do të filloj edhe ngritja e shujtës, vendim ky i marrë më herët, e që në total i bie që pagat e qershorit të dalin me rritje, që në shifra përkthehet rreth 70-75€ më shumë në të ardhurat për kategoritë e lartcekura”, thuhet në njoftimin e njoftimin e KRM Pastërtia.

/TV Malisheva

Share.