BMW E30 M3 nga shumica entuziastëve të veturave njihet si një nga veturat më të mira që BMW ka ndërtuar ndonjëherë.

Kjo veturë ikonike konsiderohet si gjeneza e veturave sedan sportive dhe fillimi i divizionit BMW M në veturat rrugore.

Sot E30 M3 konsiderohen si pjesë i historisë e cila ka ndikuar shumë në veturat moderne super sportive.

BMW E30 M3 kur debutoi më 1986-ën ka qenë një ndryshim i madh në autoindustrinë, pasi solli performancat sportive në veturë sedan.

Motori i tij S14 me katër cilindra prodhonte 192 kuajfuqi dhe fal peshës së lehtë të E30 M3, kjo veturë bënte ‘çudira’ në rrugë, në kohën kur doli në treg.

Më vonë BMW shtoi një motor më të fuqishëm në formulën M.

Kjo kompani në 2000-ën prezantoi motorin S54 3.3 litërsh i cili prodhonte 333 kuajfuqi.

E46 nga shumë entuziast njihet si një nga veturat më të mira moderne të BMW-së, ku kombinoheshin shasia e tij me fuqinë.

E një kompani amerikane ka vendosur që ti bëjë bashkë veturën ikonike E30 M3 dhe motorin modern të E46.

Rezultati i kombinimit të dy BMW-ve më të mira, ashtu siç shihet në video, ka dal të jetë një super veturë me elegancë të 1986-ës e fuqi të 2000-ës./ Tv Malisheva

Share.