Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, Rafael Leao ka nënshkruar një marrëveshje të re me Milanin.

Leao e ka vazhduar të ardhmen me Milanin, duke zgjatur qëndrimin e tij në “San Siro” deri në qershor të vitit 2028.

Dokumentet më në fund janë nënshkruar sot pas bisedimeve të gjata mes dy palëve, ndërsa marrëveshja paraprake skadonte në qershor të vitit 2024.

Kontrata e re do të përfshijë klauzolën e lirimit prej 175 milionë eurove, gjë për të cilën kanë rënë dakord edhe klubi edhe Leao.

Leao gjithmonë dëshironte të qëndronte te Milani ashtu edhe siç kishte thënë edhe avokati i tij në muajin shkurt. Komunikata zyrtare pritet së shpejti.

/TV Malisheva

 

Share.