Mërgim Vojvoda është futbollisti i radhës nga ekipi përfaqësues i Kosovës që pritet të bëj hapin e madh në karrierë.

Adrian Aliaj, menaxheri i futbollistit Vojvoda, zbuloi se reprezentuesi i Kosovës mund të transferohet në Serie A.

Vetë Aliaj ka deklaruar se është i interesuar që mbrojtësin e Standard de Liege ta transferojë në Serie A, me ç’rast dy klube kanë shprehur interesim për të.

Tashmë në pah janë dalë edhe dy ekipet, ku mund të transferohet në verë mbrojtësi i djathtë.

Lazio i Igli Tare është një opsion, pasi këta të fundit po kërkojnë një zëvendësim për Marusic. Ndërkohë, edhe Fiorentina thuhet se ka vëzhguar situatën e lojtarit nga afër dhe pritet të ketë ofertë zyrtare në tavolinë.

Vojvoda ka qenë një pikë shumë e rëndësishme për Kosovën në dy vitet e fundit, ndërkohë që këtë verë ai pritet që ta bëj hapin e madh në karrierën e tij duke u transferuar në Serie A. /Tv Malisheva

Share.